Portalet serbe shkruajnë për Luanën: Ajo e urren Serbinë dhe e do Shqipërinë etnike
Një titull i një gazete
serbe, shkruante se këngëtarja e moderatorja e famshme shqiptare Luana Vjollca,
ka urrejtje ndaj Serbisë.
Kjo gazetë e cila
ka përdorur fotografinë e Luanës me plis dhe me flokët e kuqe, pamje kjo të cilën
ajo e kishte në një nga edicionet e emisionit të saj “Shiko kush
Luan” për 28 Nëntor, shkruan se Luana përkrah krijimin e një Shqipërie të
Madhe ETNIKE, ku do përfshihej edhe Kosova.
Ndërsa Luana e ka publikuar në Instagramin e vet këtë artikull, duke e pohuar se çdo gjë që është thënë aty, është plotësisht e vërtetë. /Prive.al
albshowbizzz.com