Prapaskenat e koncerteve, Gjyste Vulaj: U rrëzova në skenë dhe të gjithë qeshën

  

Gjyste Vulaj ishte e ftuara speciale e kësaj puntate në “Why Not” në TV Ora ku u nderua me yll.

Pasi vendosi yllin me firmën e saj në “Stage of Fame”, ajo rrëfeu një histori në Nju Jork ku u rrëzua në skenë dhe vetëm dy persona iu afruan ta ndihmonin. Pjesa tjetër ishin të zënë duke qeshur.

Gjyste Vulaj:
Në një koncert në Nju Jork më ftojnë dhe sic isha duke ecur, e kapa fustanin dhe kam rënë. U rrëzova, u ngrita dhe thashë, okej se kanë me pas cfarë me shkru mediat. Më beso, në atë moment, më është dukur si një vit dhe kur kam parë njerëzit, gjithë duke qeshur. Vetëm një vajzë e prishi fytyrën dhe u zgjat të më ndihmojë dhe një bodigard. Thashë po ky populli jonë po kënaqet kur rrëzohemi.