Provokon artisti i njohur shqiptar dhe del NUDO në koverin e këngës: ‘’Kam gjithë jetën që e prisja këtë moment’’

 

Duket se në ditët e sotme nuk ka një kufizim të caktuar, në atë se çfarë mund të quhet e drejtë për meshkujt apo femrat.

Së fundmi një nga artistët shqiptarë që po çan në tregun muzikor ndërkombëtar ka vendosur që të jetë nudo në koverin e ri të këngës.

Durim Morina ka një bashkëpunim me kompaninë gjigande “Sony Music Entertainment”

Ndjekësit e Mirudit janë bërë kuriozë të dinë nëse në foton e fundit të publikuar në Instagram është pa asnjë rrobë në trup.

“Po, në art koverin e këngës jam nudo!”, iu përgjigj këngëtari një prej ndjekësve.

Në mbishkrimin e fotos ai shprehet se është shumë i emocionuar:

“Ndihem sikur kam pritur gjithë jetën time për të njoftuar këtë këngë. Faleminderit të gjithëve që unë jam këtu ku jam sot”.

Kujtojmë se Mirudi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”. Ai jeton prej rreth 8 vitesh në SHBA dhe duket se po hyn në tregun amerikan të muzikës, ku arriti suksesin më të madh me këngën “Puzzle”.

3-4-576x1024.jpg

 

albshowbizzz.com