R.Kelly me lot në sy mohon akuzat për abuzim

 
 R.Kelly i ka mohuar akuzat për abuzim gjatë intervistës së fundit. 

  

 

 

Ylli i muzikës “RnB” gjatë një interviste të fundit për “CBS This Morning” e cila zgjati një orë e 20 minuta, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për abuzim seksual, transmeton lajmi.net.

Me lot në sy, Kelly emocional u deklarua i pafajshëm se e lidhnin atë me vajza të minuta.

“Njerëzit po shikojnë të kaluarën time. Ata po shikojnë të kaluarën dhe po tentojnë të shtojnë gjëra që nuk ekzistojnë. Dhe bëjnë gjëra që ndihen mirë nga njerëzit. Ju të gjithë ndaloni duke luajtur me mua. Ndaloni. Unë nuk bëj këso gjërash. Ky nuk jam unë. Po luftoj për jetën time”, u shpreh ai.

Kujtojmë se akuzat përfshijnë katër femra, tri prej të cilave në moshë të mitur në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet. Kelly u lirua pasi kaloi fundjavën në burg dhe pagoi 100 mijë dollarë për t’u gjykuar në liri./Lajmi.net/

   
 
  
 
  
  
 
 
  
  
 
  View this post on Instagram 
 
  
 
 
  
  
  
 
 
  
  
 
 
  
  
  
 
 

 

 @rkelly sits down for first intvu since @survivingrkelly doc & let’s just say he has lots to discuss tomorrow @cbsthismorning… 

A post shared by   Gayle King  (@gayleking) on

 

 

albshowbizzz.com