Rami Malek, personazhi negativ në “Bond 25”

  

Pasi fitoi çmimin “Oscar” si “Aktori më i mirë”, për “Bohemian Rhapsody“, Rami Malek është gati për një rol tjetër të rëndësishëm. Aktori do të interpretojë personazhin negativ në filmin e ardhshëm 007, “Bond 25“, me regji të Cary Fukunaga.

Lajmi u dha nga “Collyder”, ku theksohet se bisedimet mes aktorit dhe produksionit të filmit janë në fazën finale. Përfaqësuesit e Malek nuk kanë dhënë asnjë koment për përfshirjen e mundshme të aktorit në projektin kinematografik me Agjentin 007, po ashtu edhe “MGM”.

Ende nuk dihen detajet e rolit që pritet të interpretojë Rami Malek, por personazhi negativ i “Bond 25” mund të jetë nga Afrika e Veriut (Malek është egjiptian) dhe mund të jetë i verbër. Filmi është parashikuar të dalë në vitin 2020.

Klan Plus

  

albshowbizzz.com