Reperi shqiptar për gazetarin britanik: Njeri i flliqur, mos i lini vend këtij rrenci

  

Graham William Phillips është kthyer në personin më të urryer të shqiptarëve pasi ka bërë mbi 10 materiale kundër Kosovës.

Duke marrë parasysh se është emër publik dhe shumë i pëlqyer, Lyrical Son ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’ia mbyllin faqen e tij në Facebook.

“Report këtë njeri të flliqt. Ju boj thirrje të gjithë shqiptarëve, mundësisht naj haker, a naj computer geek, me ja mshel këtë faqe, e mos ti lojm vend në internet këtij rrenci të flliqt”, ka shkruar reperi mbi imazhin ku shfaqet profili i britanikut.