Rikthehen pas 5 vitesh Jonas Brothers

  

Grupi Jonas Brothers është kthyer zyrtarisht së bashku. Ata janë rikthyer pas vitesh në tregun muzikor me një këngë për gratë në jetën e tyre.

Vëllezërit Jonas njoftuan lajmin e papritur të enjten.

Dhe pas mesnatës publikuan këngën të re “Sucker”, duke i lënë fansat në ankth për projektet e reja që do sjellin.

Kënga grumbulloi 33 milionë shikime në vetëm dy ditë.

Në video janë edhe gratë e tre vëllezërve, Priyanka Chopra Jonas, Sophie Turner dhe Danielle Jonas.

Danielle dhe Kevin Jonas u martuan në vitin 2009, Sophie Turner dhe Joe Jonas njoftuan fejesën në vitin 2017 ndërsa Priyanka Chopra Jonas dhe Nick Jonas u martuan në dhjetor të vitit të kaluar.

Videoja përmban skenat shumëngjyrëshe dhe romantike të tre çifteve, ndërsa vëllezërit u këndojnë femrave në jetët e tyre.

Videoklipi është realizuar në Angli.