Rita Ora sapo bëri një zbulim të madh në jetën e saj dhe ka një këshillë për femrat: ‘’Gjeni sytjenat e duhura…’’[FOTO]
Rita Ora po zhvillon turin e saj botëror, por këngëtarja nuk i harron kurrë edhe ndjekësit në rrjete sociale.
Së fundmi ajo ka ndarë në “Instagram” një foto me sytjena përpara pasqyrës, ku duket mjaft në paqe me veten dhe arsyeja është e thjeshtë:
‘Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht’, – shkruan Rita.
Një detaj kaq i parëndësishëm, mund të bëjë diferencën në jetët tona dhe këshilla e Ritës është mjaft e vlefshme.
albshowbizzz.com