Ronela Hajati bëhet e gjallë dhe është gati për “shpërthim”

  

Ronela Hajati është gati të kthehet në muzikë! Që prej pjesëmarrjes në “Këngën Magjike” me këngën ‘Vuj’, nuk u dëgjua më asgjë prej këngëtares.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se do të publikojë 4 projekte të reja deri në maj.

Duke njohur natyrën e saj energjike, mendohet se edhe këngët do jenë plot ritëm dhe do të dëgjohen kudo.

Mbetet ende për tu parë nëse do i sjellë të gjitha me klipe muzikore apo thjesht audio.