Sa e dhimbshme! Pas nënës, ylli i ‘One Direction’ humb edhe motrën në moshën 18-vjeçare [FOTO]

 

Mbrëmjen e djeshme motra e këngëtarit të njohur, Louis Tomlinson, Felicite ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar vetë përfaqësuesit e këngëtarit për “Us Weekly”.

Ndërsa “TMZ” ka raportuar se dizajnerja ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. Ajo u shpall e vdekur kur u shfaq një ambulancë në banesën e saj dhe mjekët tentuan ta rikthenin në jetë. Ndërkohë vëllai i saj, Louis, anuloi performancën e tij për “BBC”, që ishte menduar se do të mbahej ditën e djeshme. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për këngëtarin, sepse në vitin 2016 nëna e tij ndërroi jetë pas një luftë të gjatë me leuceminë.

Louis-Tomlinson-Sister-e1552645190919.jpg

 

albshowbizzz.com