Sabri Fejzullahu e akuzoi për blerje klikimesh, Flori: Nuk ti mora ty lekët

  

Kantautori Flori Mumajesi ka reaguar pasi Sabri Fejzullahu e akuzoi për blerje klikimesh.

“Nuk mundet, Flori Mumajesi bëri 3 milionë klikime në një ditë,”-tha këngëtari, në një emision në Kosovë.

Mumajesi publikoi videon e intervistën, ndërsa mohoi blerjen e klikimeve.

Por i drejtoi edhe një pyetje Fejzullahut: “Klikimet mund të blihen Axha Sabri, po si me ja bo kur ta blejnë karrierën?”

“Ncncncnc, Pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble s’ti kam marr ty paret! Pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger m*t i ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! 

Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe. Nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren? Momenti me i bukur ne kete video kur “prezantuesi” thote : JO KA SHUME SI FLORI,”-shkruan kantautori.

        
      
    
        
    
      View this post on Instagram      
         
    
    
        
    
        
    
    
       

 Ncncncnc