Serbia zgjedh këngëtaren nga Kosova për përfaqësim në Eurovision

 
 Në Serbi është zhvilluar festivali “Beozivija 2019” nga i cili doli fituese këngëtarja me prejardhje nga Kosova. 

  

 

 

Është zhvilluar në Serbi festivali “Beozivija 2019”, festivali i rëndësishëm i këngës, i cili zgjedh dhe përfaqësusesin e këtij shteti që prej vitit 2007 në Eurovizion, transmeton lajmi.net.

Nevena Bozovic është shpallur fituese me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar bloger-ët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit. Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj rradhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale. Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës.

Nevena Bozovic njihet edhe për projekte të tjera muzikore me të cilat ka arritur sukses./Lajmi.net/

 

albshowbizzz.com