“Shamikuqet” e Ferizajt shndërrohen në Ansambël – vajzat po e mbajnë gjallë folklorin

 

Grupi i njohur i këngëtareve e valltareve nga Ferizaj, tashmë është shndërruar në një ansambël vallesh e këngësh.

Mbrëmjen e së shtunës (2 mars) në Ferizaj, vajzat e këtij qyteti nën udhëheqjen e drejtoreshës Laura Sopa, kanë shënuar edhe themelimin e tyre si grup i konsoliduar.

  

Vajzat kanë dhënë
shfaqje mbrëmë e po ashtu edhe kanë kënduar pranë të pranishmëve, që ishim
mbledhur në Ferizaj.

Themeluesja e këtij
grupi Laura Sopa, ka thënë se rrugëtimin e kishte nisur me “Grupin Kastriotët”,
që kanë funksionuar si grup këngësh e vallesh në qytetin e Ferizajt.

Sopa ka thënë gjatë këtij organizimi promovues, se synon që me vajzat ta mbaj gjallë traditën dhe ta përcjellë edhe te gjeneratat e reja eposin voluminoz të këngëve e valleve shqipe.

Ndërsa tash e tutje grup i ri do të quhet “Shamikuqet”, e përndryshe vajzat jemi mësuar t’i shohim shpesh edhe në televizione, videoklipe të muzikës popullore e projekte të ndryshme edhe filmike. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com