Shumë ndryshe nga seriali, ja si duket sot Feridja
Ajo me rolin e saj po pëlqehet shumë nga publiku.
“Mos ma lësho dorën”, është serial i ri që ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21. Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme.
Feride, grua në moshë e suksesshme në biznes, e shquar për mirësi. Nipi i saj Xhenk djalë ambicioz. Azra synon të arrijë suksese, ndërsa kujdeset për vëllain e saj autist.
Seray Gözler aktorja e njohur turke e cila luan rolin e “Ferides”, ka lindur më 27 shtator të vitit 1961 në Adana të Turqisë, shkruan rtv21.tv Ajo diplomoi në Departamentin e Teatrit, Universiteti Mimar Sinan. Seray ka luajtur shumë role në teatër, film dhe seriale.
Me rolin e “Ferides”, gjyshes së “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”, ajo ka rrëmbyer vëmendje të madhe së fundmi.
Aktorja 57 vjeçare, Seray Gözler është e martuar me aktorin turk Saydam Yeniay dhe ka një fëmijë Ege Yeniay. Më poshtë keni disa fotografi nga përditshmëria e saj.