Shumë ofendime e gjuhë urrejtjeje në adresë të saj – Linda Halimi përgjigjet

 

Në adresë të këngëtares
së famshme kosovare, Linda Halimi, shkuan shumë ofendime e gjuhë e urrejtjes, për
shkak të zgjedhjes që ajo ka bërë në jetë.

Këngëtarja është martuar me një njeri me ngjyrë, të cilin e ka takuar në Kosovë dhe me të cilin jeton në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  

Ajo mori shumë vëmendje
ditëve të fundit nga komentuesit shqiptarë në rrjetet sociale për shkak se u bë
nënë, ndërsa ajo kritikohej që është martuar me dikë të racës tjetër.

Megjithatë Linda,
s’po bën gjë përpos që po e jeton jetën e saj…

“A i keni tërbuar ndonjëherë njerëzit vetëm pse e keni jetuar jetën tuaj?”, ka shkruar Linda në Instagramin e saj, duke u përgjigjur ofendimeve që iu adresuan asaj ditëve të fundit dhe duke e bërë të qartë edhe njëherë se ajo po e jeton jetën e saj. /Prive.al

 

  

 

  

 

albshowbizzz.com