Shyhrete Behluli bëhet gjyshe përsëri, Merita Spahiu e befason me nje dhuratë
Këngëtarja e famshme kosovare Shyhrete Behluli u bë gjyshe për të katërtën herë.
Është vajza e saj Njomza Salihu e cila u bë nënë e një djali me emrin Bini, ndërsa familja javën që lamë pas organizoi një ndejë gjigante në Prishtinë për këtë ngjarje.
Këngëtare kolege të Behlulit u mblodhën në festën e bebes, ndërsa për mikrofonin e Prive dikush nga to e ka rrëfyer edhe shumën e saktë që e ka sjellë si dhuratë për vogëlushin.
“50-të euro”, ka thënë Merita Spahiu, njëra ndër miket më të mira të Behlulit, duke mos pasur aspak teklif e duke e treguar të vërtetën.