Shyhrete Behluli për 8-të Mars publikon këngën emocionuese për nënën (VIDEO)

Ylli
i muzikës popullore, Shyhrete Behluli sapo ka publikuar projektin e saj të ri
me titull “Je e vetmja”.
Kjo
këngë që u lansua në Ditën Ndërkombëtare të Grave, i dedikohet nënës ndërsa si çdo
herë, këngëtarja i ka dhënë shumë emocion me zërin e saj.
Për
tekstin e këngës është përkujdesur Nexhmije Muhaxheri dhe reperi Gold AG i
njohur si Arian Agushi, kurse muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Miti Geti,
ndërsa për klipin u kujdes MProduction.
Ndërsa e veçanta e kësaj kënge është se në klipin e saj, këngëtarja shfaq nënën e saj, të cilës edhe i këndon. /Prive.al
albshowbizzz.com