Si rrallëherë, Arbana Osmani humb qetësinë në program
Në programin e saj ajo trajton lloj-lloj
historish.
Nga historitë e bukura deri tek ato më të rëndat
trajtohen me shumë kujdes dhe gjakftohtësi nga prezantuesja Arbana Osmani e
cila me sjlelljen e saj, shpesh herë determinon mënyrën se si rrjedhin situatat
në studio.
Sidoqoftë, kësaj radhe, mbrëmjen që lamë pas,
Arbana ka humbur gjakftohtësinë.
Historia e një djali të braktisur i cili i kërkonte
babait detaje mbi nënën e tij bëri që prezantuesja të humbte qetësinë.
E gjithë kjo për shkak se babai i djalit
refuzonte që t’i jipte detaje të birit mbi nënën biologjike duke insistuar se
ajo nuk do që ta shohë.
Si përfundim, situata nuk mundi të zgjidhej
ndonëse djali mori premtime nga babai që do ta ndihmojë ta gjejë nënën.
/Prive.al
albshowbizzz.com