Si u njoh me bashkëshortin? Aulona Musta: Ishte i dashuri i shoqes …

  

Moderatorja e njohur Aulona Musta njihet për natyrën e saj të clirët dhe pa komplekse. Ajo ishte e ftuara e parë e rubrikës “Dance ëith Graciano” në Ora News, ku zbuloi për herë të parë se si është njohur me bashkëshortin.

Kudo ka thënë se janë takuar në klub, por njohjen e parë e ka patur kur ishte i dashuri i shoqes së motrës.

Aulona Musta: E kam takuar për herë të parë në klub. Por, ka qenë ish-i dashuri i shoqes së motrës sime. Ishim takuar, përshëndetur dhe kaq. Pas disa muajsh, ata u ndanë dhe isha në një nga klubit e kryeqytetit me shoqet e mia, ai me disa miq që i njihja dhe bashkuam tavolinat. Ai fliste pak më shumë se zakonisht, më gjeti në Facebook, folëm dhe pastaj u takuam. Jemi puthur që në takimin e parë. Kemi bashkëjetuar fillimisht. Bëjmë 9 vjet tani në prill.