Skandal, ylli i muzikës akuzohet për përfshirje në rrjet prostituticioni

  

Një nga anëtarët e grupit të më madh të K-pop në Korenë e Jugut ka  njoftuar tërheqjen e tij nga bota e muzikës pasi u përfshi në një skandal. Dyshohet se këngëtari është përfshirë në një rrjet prostituticioni.

Seungri, i cili është pjesë e grupit me famë botërore Big Bang, tha se do tërhiqej për tu përballur me akuzat dhe për të shpëtuar nga skandali agjencinë e tij të menaxhimit dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Vendimi i tij erdhi menjëherë pasi lajmi i skandalit u përhap në rrjetet sociale.

Aksionet në YG Entertainment, agjencia që menaxhon grupin, ranë deri në 14% sipas Bloomberg.

28-vjeçari akuzohet se furnizonte me prostituta investitorë të huaj në klube nate në rrethin e Gangnam, Seoul.

Prostitucioni është i paligjshëm në Korenë e Jugut. Nëse vërtetohen akuzat këngëtari mund të përballet me burg deri në 3 vjet.

Ai i mohoi të gjitha akuzat.

Klubi i natës, Burning Sun, ku Seungri ishte drejtor i marrëdhënieve me publikun, dyshojet ishte i përfshirë në përdorimin e paligjshëm të drogës, sulme seksuale dhe korrupsionin e policisë.

Në një postim në Instagram, shkroi: “Në këtë pikë është më mirë për mua që të largohem nga industria e pop-it. Meqë skandali është i madh, vendosa të tërhiqem. Përsa i përket hetimeve, do pastrohem nga të gjitha akuzat.”