Skandali i tradhtisë në familjen Kardashian, grimieri: Kanë fjetur bashkë për 2 muaj

  

Jordyn Woods ka fjetur me Tristan Thompson për muaj të tërë. Kjo është deklarata e grimierit, modeli dhe këngëtari Jeffree Star.  

Ai tha në rrjete sociale se shumë njerëz që jetojnë në të njëjtën lagjen Calabasas, Kaliforni ku banon Khloe Kardashian, janë të vetëdijshëm për lidhjen jashtëmartesore të Tristan.

Jeffrey thuhet se zotëron një shtëpi prej 3.6 milion dollarëshe në Calabasas. Ai është i afërt me disa të famshëm si Tana Mongeau dhe Charlie Sheen.

“Mëso të bëhesh bashkëpunuese si prind në një nivel të shëndetshëm dhe boll aktrove sikur burri yt nuk është një plehrë. Faleminderit, tani qepe gojën”, shkruajti në Twitter duke iu referuar deklaratës së Khloe që quajti Jordyn “gënjeshtare” për të vërtetën, të cilën e rrëfeu në emisionin  Red Table Talk. 

Më pas bëri një video ku i drejtohej modeles 21-vjeçare.

Jordyn vërtetë tha se kur po dilte nga shtëpia e Tristan, ai e puthi në buzë. Kjo është një gënjeshtër. Ju keni qenë në lidhje për një muaj ose dy. I gjithë qyteti Calabas e di këtë.  Ka sy kudo, ka njerëz normal që nuk janë të famshëm dhe ata janë komshinjtë e tu. Çdo njeri sheh çdo gjë. Të dy keni disa kohë që takoheni. Më në fund doli e vërteta. Ti je e shokuar që është zbuluar kjo gjë dhe tani po përpiqesh të shpëtosh veten“, tha Jeffrey.