Skandali seksual, nëna e aktores: Nuk ka fjetur kurrë me “bosin” për të marrë role

  

Aktorja britanike Charlotte Kirk është akuzuar se ka patur një histori dashuri me pronarin e kompanisë së filmave për të marrë një rol. Nëna e saj, Angie ka mohuar akuzat dhe insiston se “rolet që ka fituar, i ka merituar”.

“Charlotte ishte 19 vjece kur u zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara, e vendosur për të ndjekur ëndrrën e saj. E di numrin e audicioneve që ndoqi, di punën e saj të palodhur dhe rolet që i ka fituar me meritë.

Është e lehtë të kritikosh kur nuk e njeh dikë personalisht.  Charlotte ka bërë një rrugë të gjatë për të shkuar në Hollyëood ku realizoi ëndrrën e saj të fëmijërisë për tu bërë aktore. Nuk ka qenë rrugëtim i thjeshtë. E kam parë duke punuar në shkollë dhe pas diplomimit ka luajtur në skenë me shumë aktorë të tjerë. Mendoj se është shumë e trishtë që njerëzit dalin në konkluzione kaq të tmerrshme për vajzën time”, tha ajo në një intervistë nga shtëpia.

Para pak ditësh dolën disa mesazhe që tregonin se pronari i “Ëarner Media” Tsujihara ka patur një histori jashtëmartesore me aktoren rreth vitit 2013.