Skandali seksual “pushton” muzikën, një tjetër yll largohet nga industria

  

Një tjetër yll i zhanrit muzikor “K-pop” në Korenë e Jugut është detyruar të largohet nga biznesi i muzikës për shkak të përfshirjes në skandalin seksual.

Jung Joon-young, 30 vjec pranoi se ka filmuar veten duke kryer marrëdhënie seksuale me femra dhe ka publikuar pamjet pa dijeninë e tyre.

“Unë i pranoj të gjitha krimet e mia”, tha Jung në një deklaratë. Madje ai shtoi se do largohet përfundimisht nga televizioni dhe muzika.

Jung është i akuzuar për filmimin e më shumë se 10 femrave, për të cilat do përgjigjet në gjykatë të enjten.

Deklarata shokuese vjen vetëm një ditë pasi kolegu i tij Seungri, i cili është pjesë e grupit me famë botërore “Big Bang”, tha se do tërhiqej për tu përballur me akuzat dhe për të shpëtuar nga skandali agjencinë e tij të menaxhimit dhe anëtarët e tjerë të grupit.

Vendimi Seungri erdhi menjëherë pasi lajmi i skandalit u përhap në rrjetet sociale.

28-vjeçari akuzohet se furnizonte investitorët e huaj me prostituta në klube nate në rrethin e Gangnam, Seoul.

Prostitucioni është i paligjshëm në Korenë e Jugut. Nëse vërtetohen akuzat këngëtari mund të përballet me burg deri në 3 vjet.