Stilistja dhe motra e këngëtarit të One Direction vdes në banesë
Motra e këngëtarit të famshëm të One Direction Louis Tomlinson është ndarë nga jeta në moshën 18 vjeçare.
Aspirantja për tu bërë stiliste, Felicite Tomlinson, e cila kishte mbi 1,3 milionë ndjekës në rrjetet sociale, vdiq në banesën e saj në Londër. Mendohet se shkaku i vdekjes ishte pësimi i një ataku kardiak.
Felicite dhe Louis humbën mamanë e tyre Johannah nga leuçemia në vitin 2016.
Ata kanë edhe 5 vëllezër e motra të tjerë, përfshirë binjakët nën moshën 6 vjeç.
Louis është fëmija më i madh. Mediat raportojnë se më 13 mars rreth orës lokale 12:52 policia u njoftua se një grua kishte pësuar atak kardiak.
Sipas njoftimeve 18-vjeçarja u deklarua e vdekur në vendngjarje.