Stop punës, Rozana Radi thotë se ka ardhur koha të bëhet nënë
E angazhuar në karrierën e saj si këngëtare, aktore, moderatore por edhe si sipërmarrëse, Rozana Radit i mbetet pa kohë për vete.
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, këngëtarja tha se tani është koha që ti dedikohet më shumë vetes dhe partnerit dhe pse jo edhe sjelljes në jetë të një fëmije.
Rozana Radi: Nuk kam patur kohë të bëhem nënë këto kohë. Kam qenë shumë e zënë. Por sigurisht, ka ardhur momenti biologjik që duhet ta marrim seriozisht dhe ti futemi punës.
Kur u pyet nëse do ta ushqejë me gji apo qumësht artificial, ajo tha mes batutave se kur zmadhoi gjoksin e bëri edhe për ti dhënë fëmijës.