Tatuazhisti tregon momentin e sikletshëm: Më kërkoi tatuazh në të pasme, por ishte e padepiluar

  

Tatuazhisti Klodi Gega ka zbuluar një nga momentet më të sikletshme në studion e tij.

I ftuar në Late Night Show në RTV Ora, ai rrëfeu sesi një vajzë i kërkoi tatuazh në të pasme, por ishte e padepiluar.

Klodi Gega: “Kam një histori që është shumë e çuditshme. Rastis një vajzë që kishte parametra të lezetshme dhe po më kërkonte një tatuazh tek të pasmet. Thash ok në rregull, punë e mirë, nuk kemi punë me meshkuj. Por ajo kishte më shumë lesh sesa unë dhe mendova: Mos ku më qëlloi. Është punë e vështirë.”

Kastro Zizo: Si ia bëre?

Klodi Gega: “I dhashë një brisk tek dora, i thashë kthehem pas pak.”