Tayna e futi frazën “A ban me fol” në këngën e saj, reagon djaloshi: Nuk e kam lejuar unë

‘A ban me fol’ po vazhdon të jetë temë debati në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Në këngën e re të Taynës “Kce”, është përfshirë edhe fraza e famshme “A ban me fol” nga Ilir Hajraj.

E për këtë, Tayna dje ka bërë një postim teksa shfaqet me njërin prej protagonistëve të videos që bëri bujë në mediat shqiptare duke thënë se do i jap një kahje tjetër kësaj fraze, shkruan lajmi.

Mirëpo, sot në rrjetin social, Facebook, Ilir Hajraj ka bërë një reagim ku thotë se nuk ka pranuar që kjo fjalë e tij të jetë pjesë e këngës së Taynës.

Ky është postimi i plotë i tij:

“REAGIM!

Une Ilir Hajraj, deklaroj se te gjitha lajmet te cilat kane qarkulluar ne media se gjoja une jam pajtuar qe kengetarja Tayna ne kengen e saj te fundit ta perfshije shprehjen “A ben me fol” ne kengen e saj, jane totalisht te paverteta. Une per kete gje as qe kam qene ne dijeni derisa kengetarja ne fjale ka dalur me nje postim ne Instagram duke potencuare se Iliri ka pranuar nje gje te tille, e ne fakt, une as qe kam qene ne dijeni per kete. Pas kesaj, kam kontaktuar kengetaren ne fjale, poashtu jam takuar me menagjerin e saj dhe ata me thane se ne pamundesi qe te kontaktojme me ty, e kemi takuar djaloshin tjeter te videos, Besim Hajren dhe ai ka dhene deklarate per ty se ti pajtohesh me kete, e ne realitet une nuk kam qene i njoftuar per diçka te tille. Poashtu, kengetarja dhe menagjeri i saj thane se qellimi i tyre ishte qe nga tere kjo ngjarje qe ka ndodhur rreth asaj videoje, t’i japin nje kahje tjeter dhe kinse te jete mbeshtetje per mua, kurse une u thash se nese ju vertete deshironi te me ndihmoni, atehere ate pjese largojeni nga kenga sepse eshte bere pa lejen time. Nje gje e tille nuk ndodhi, ata e kane lanesuar kengen me te njejten shprehje vetem se zerin tim e kane zevendesuar me te dikujt tjeter, por shprehja qe me identifikon mua ka mbetur e njejte, dhe tani po dihet qarte se cili ne te vertete paska qene qeillimi i tyre. Si rezultat i kesaj doli te jete se askush s’dashka te me bej mire duke hesht, por secili dashka te me shfrytezoj per INTERESA PERSONALE (per klikime e gjera te tilla). Permes ketij shkrimi desha t’i njoftoj te gjithe ata qe me kan perkrahur se une NUK kam pranuar qe kjo fjale e imja te perdoret tek kenga e Taynes, pra ka dal pa vullnetin tim. Por, s’do te ndalemi me kaq. Per me shume detaje javen tjeter do te jem tek emisioni “NIN”. Zoti na ndimofte, dhe na ruajt nga keta njerez”, ka shkruar Hajraj në Facebook.