Tayna nisi aksionet e bamirësisë dhe ja çfarë i thotë Emina Çunmulaj
Reperja kosovare Tayna ka nisur
aksionet e bamirësisë duke e pranuar sfidën nga një komedian kosovar, për të
blerë ushqime për një familje të varfër.
Ajo e tregoi këtë përmes
Instagramit, ku e publikoi një fotografi të sajën me dy karroca të mbushura
plot me gjëra ushqimore.
Në postimin e saj, madje ajo
nominoi edhe reperet e tjera në mënyrë që të ndihmojnë të varfrit.
Ndërsa në mesin e shumë komenteve e
fjalëve miradie që ka marrë Tayna, ishte edhe një koment i modeles së njohur
shqiptare Emina Çunmulajt.
“Bravo Tayna. Herën tjetër do të të marr me vete në Fundjavë Ndryshe”, ka thënë ajo në komentin e saj, derisa Tayna i përgjigjet se do shkonte me kënaqësi. /Prive.al
albshowbizzz.com