Tayna takon djalin e shprehjes ‘urime Drenicë, Drenas…’, zbulon për çka u morën vesh
Tayna pritet që këtyre ditëve të publikojë këngën e radhës. Mirëpo, risia që pritet ta ketë kjo këngë është shprehja e famshme “A ban me fol”.
Lidhur me këtë, Tayna ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet me njërin prej protagonistëve, Besimin (Urime Drenicë, Drenas…).
Ajo ka thënë se tani fjalën ‘A ban me fol’ do ta kthej në kontekst pozitiv.
Ja postimi i plotë i këngëtares së njohur:
Une takova Besim Hajren,njerin prej djemve te videos „A bon me fol“.Besimi ishte njeri nder njerezit me te sjellshem dhe te dashur qe kam takuar. Ai m‘tregoi per talljet qe ju kishin ndodhur sic i dim te gjithe dhe historia nuk ishte aspak e kendshme. Me vjen shume keq per ato qe degjova dhe besoj qe edhe juve.Per te bere nje ndryshim,une vendosa te perdor fjalen e lartpermendur ne kenge dhe ta shendrrojme ate ne dicka te kendshme qe kjo histori te merr nje kahje tjeter.Besimi tha se ishte i pajtimit,poashtu edhe per Ilirin tha se pranonte.Kenga vjen se shpejti dhe eshte me ndryshe se ajo qe ju vec e keni degjuar