Teuta Krasniqi rrëfen sa i kushton një vetëm një episod i serialit për të cilin u kritikua shumë
Aktorja kosovare
e Teatrit Kombëtar ishte shënjestra e shumë kritikave ditën që lamë pas, për
shumën që ka përfituar nga Radio Televizioni i Kosovës për realizimin e një
seriali.
Bëhet fjalë për
serialin “iStar”, produkt i produksionit të saj me emrin “Teuta” i cili ka marrë
mbi 216 mijë euro për realizim.
Aktorja u akuzua
se kishte shfrytëzuar lidhjet politike meqë është motra e kryetarit të kryesisë
së PDK-së, Memli Krasniqit.
Por ajo në Prive
e ka dhënë versionin e saj, se pse 260 mijë euro, nuk janë shumë për serialin në
të cilin po punon tash e një kohë.
“Njeriu duhet ta kuptojë se sa është e kushtueshme. Është më se e ditur që ka shumë shpenzime. Sidomos që ne serialin e dorëzojmë në RTK si produkt final. Kosto prej 9000 eurosh për ta realizuar një produkt të tillë, është minmal. Paguhen të gjithë që punojnë”, ka thënë Teuta, duke rrëfyer se sa i kushton prodhimi i vetëm një episodi. /Prive.al
albshowbizzz.com