Thanë se është e lidhur me Drilon Hoxhën, Ajsi Xhaxhaj rrëfen skenat intime me të: I kërkoja…[FOTO]
Ajsi Xhaxhaj është një ndër femrat më simpatike dhe më të komentuar në shoëbizzin shqiptar edhe pse mban një profik të ulët në publik. Para disa muajsh është aluduar për një lidhje të mundshme mes saj dhe regjizorit Drilon Hoxha me të cilin ajo ka xhiruar dhe skenat e një prej filmave me të. Të dy aktorët reaguan duke thënë se ishin thjesht skena filmi dhe mes tyre s’ka asgjë më shumë se marrëdhënie shoqërore dhe profesionale.
Në një intervistë për “Gazetën shqiptare”, modelja dhe aktorja e njohur është pyetur për disa nga skenat më qesharake dhe të sikletshme të filmit, ku ajo ka zbuluar se kanë qenë skenat e puthjeve pas të cilave ata i kërkonin gjithmonë falje njëri-tjetrit.
“Sigurisht që skenat e puthjes. Unë me Drilonin kemi një miqësi prej pesë vjetësh. Dhe kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin në një mënyrë ndryshe. Kur bëhej fjalë për skenat e puthjeve gjithmonë i kërkonim falje njëri-tjetrit më parë e më pas putheshim. Kjo ishte shumë qesharake.”, ka thënë ajo duke qeshur.
albshowbizzz.com