Tradhtia që “shkatërroi” tre familje, Jordyn Woods tregon të vërtetën e lidhjes me burrin e Khloe Kardashian
Jordyn Woods ka vendosur që të flasë për skandalin e tradhtisë me ish-të dashurin e Khloe Kardashian. Ditën e sotme, ajo u shfaq në emisionin e Jada Smith, “Red Table Talk”, pasi e kishte më të thjeshtë të tregonte historinë para saj. Kjo histori ka shkaktuar shumë rrëmujë mes familjeve Kardashian/Jenner-Woods-Smith. Të treja janë të lidhura dhe kanë shumë miqësi, por gjithcka ka ndryshuar pas skandalit të tradhtisë.
E vërteta sipas Jordyn Woods është kjo:
1-Jordyn thotë se nuk ka kërcyer në prehrin e Tristan: “Nuk ka pasur kurrë një kërcim në prehër nga ana ime, as nuk jemi puthur apo kam qëndruar në prehrin e tij. Nuk jemi larguar nga zona publike, nuk kemi shkuar në tualet apo në dhomë. Kemi qenë gjatë gjithë kohës aty ku na shihnin të gjithë. Nuk dua që asnjë të ndjej atë që unë po ndjej”.
2-Jordyn thotë se Tristan e puthi: “Në dalje, ai më puthi, por asgjë pasionante. Thjesht një puthje. Nuk mendoj se ai është gabim, pasi unë e lejova veten të isha në një situatë të tillë dhe kur ka alkool në mes, njerëzit bëjnë veprime të pamenduara”.
3-Jordyn pranon se nuk ka qenë e sinqertë me Kardashianët: “I thash që isha aty. Fola me Khloe dhe më pyeti nëse cdo gjë po shkon mirë. Në kokën time po përpiqesha ta fshija atë pjesë të historisë dhe i thashë, “Jo, cdo gjë është OK”.
4-Jordyn po përpiqej “të mbronte” zemrën e Khloe: “Unë e dija sa trazirë do shkaktohej dhe nuk doja ti hidhja më shumë benzinë zjarrit. Unë e di që isha duke mbrojtur zemrën e Khloe. Ajo nuk e meritonte këtë. Gjëja e fundit që do doja të isha, ishte ai person. Nuk jam shkatërruese familjesh, nuk do lëndoja kurrë, sidomos dikë që e dua dhe që ka një vajzë të bukur. Nuk do të përpiqesha kurrë të merrja burrin e dikujt. Unë kam lënduar shumë njerëz duke mos treguar të vërtetën.”
5-Jordyn e di se ajo nuk “është arsyeja” e ndarjes së Khloe me Tristan: “Unë e di që nuk jam arsyeja përse Tristan dhe Khloe nuk janë bashkë. Kjo situatë mund të jetë bërë më e vështirë për të dhe e kuptoj. Por nuk jam unë arsyeja.”
6-Jordyn tha se nuk ka fjetur kurrë me Tristan: “Kurrë. Kurrë nuk e kam menduar, as konsideruar. Nuk ka ndodhur kurrë.”
7-Jordyn nuk ka patur komunikim me Tristan: “Vetëm që të sqaroj, nuk kam komunikuar me Tristan dhe nuk kam patur lidhje me të.”