Tragjike! Vetëvritet duke xhiruar videoklipin këngëtari i njohur [FOTO]
Këngëtari i njohur, Justin Carter është vetëvrarë gabimisht gjatë realizimit të një videoklipi. Mësohet se këngëtari 35-vjeçar po filmonte në shtëpinë e tij në Hjuston në Teksas, kur arma u shkrepur aksidentalisht nga xhepi.
Sipas mediave të huaja fisheku i shpoi fillimisht syrin dhe më pas pjesën e kokës. Ende nuk është bërë e ditur se përse po përdorej një armë e mbushur me fishekë në xhirimet e një videoklipi.
Menaxheri Jamie Scott Ruckman publikoi në faqen personale të këngëtarit një mesazh ku falënderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.
Ndërsa mediat amerikane kanë shkruar se gjatë dy muajve të fundit, Carter kishte postuar pesë video muzikore të prodhuara vetë pa mbështetjen e një shtëpi diskografike dhe më pas i ka publikuar ato në kanalin e tij në ‘’Youtube’’.
Por gjithashtu nuk është përjashtuar pista se këngëtari mund të jetë vrarë.
albshowbizzz.com