Trokit/ 4 gjërat më seksi të Jonida Shehut? Moderatorja i thotë LIVE dhe nuk janë pak [VIDEO]
Shumë rrëfime dhe buzëqeshje nga intervista e sotme e moderatorit Ermal Peçi me Jonida Shehu. E ftuar në programin ‘Trokit’ në INTv, Jonida foli më shumë rreth karrierës së saj por edhe familjes së bukur. Ermali e ngacmoi me shaka rreth ngjashmërisë së madhe të vajzes Kristal me bashkëshortin, Albi Çifligu, teksa Jonida tha se më shumë se ajo vet, janë njerëzit që e rrethojnë që ja vënë gjithmonë në dukje këtë gjë. Duke qeshur ajo tha se s’ka më bukur, për aq kohë sa ajo është vajza e saj dhe ai, burri.
Ermali nuk vonoi shumë ta ftoj në një nga lojrat e programit ‘Kapi sekondat’ ku Jonida na zbuloi 4 momentet më të sikletshme televizive, 4 herët kur ka qarë më shumë apo edhe 4 gjërat më seksi. Pyetjes së fundit iu përgjigj me shumë humor, duke treguar se sa shumë seksi ndihet dhe është.
‘Unë i kam seksi të gjitha, buzëqeshjen, të qarën. Kur bëj pazar jam shumë seksi dhe jam shumë seksi kur bëj seks’ – tha duke qeshur moderatorja.
albshowbizzz.com