Trokit/ Kopertinat në Shqipëri? Fotografi i njohur nuk kursen kritikat! Zbuloni foto eksluzive [FOTO/VIDEO]
Në programin e përditshëm në IN Tv ‘Trokit’ moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën fotografin e njohur Ergys Zhabjaku, i njohur edhe si fotografi i preferuar i personazheve të ekranit. Mania për foto sa më të veçanta, kërkesat e personazheve por edhe lodhjet në këtë punë ishin pjese të bisedës. Duke u përpjekur të ruaj identitetin e tij, Ergysi nuk u kursye në kritika kur u pyet për kopertinat e revistave në Shqipëri.
‘Nuk jemi rritur me kopertinat. Mendoj që vazhdojmë të bëjmë të njëjtat kopertina.
Punimet po njësoj, personazhet po njësoj, ndaj nuk punoj shumë me kopertinat’ – tha Ergysi.
Po ku gjendet faji? Tek fotografët, drejtuesit apo vet personazhet? Jeni kurioz të zbuloni disa foto të papublikuara te Arilena Arës? Olen Çezarit? Cilët personazhe e kanë lodhur? Të gjitha përgjigjet i merrni në videon e mëposhtme.
albshowbizzz.com