U bë nënë ditë më parë, Anjeza publikon foton e parë të vajzës
Ai ditë më parë e mori epitetin e të qenurit nënë.
Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë e një vogëlushjeje para disa ditësh, specifikisht më datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Lajmin e ëmbël e dha vetë bukuroshja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, prej ku bëri publik edhe emrin e vajzës… Victoria Kelis Connolly.
“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruante ajo.
Mirëpo ditën e sotme Anjeza ka publikuar në Insta Story një foto të Victorias së vogël e cila shfaqet e mbuluar me peshqir (pas dushit) dhe me aq sa pamë na i mori zemrat të gjithëve.
“Lahet çupa çup e çup”, mbishkruan këngëtarja, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.
Rikujtojmë se Anjeza dhe bashkëshorti i saj anglez Paul Edward Conolly janë martuar në shtator të vitit 2015-të në Toskanë, ndërkohë aktualisht ata jetojnë në Britani.