U fshi tani! U tha se Dafina i dedikoi këngë për ndarjen Ledri Vulës, ish-vjehrra e saj, Xheraldina ka dy fjalë për të [FOTO]

 

Edhe pse Ledri dhe Dafina kanë kohë që janë ndarë nga njëri-tjetri dhe kanë krijuar histori të tjera dashurie, sërish vëmendja e publikut mbetet te marrëdhënia e atyre të dyve, ndoshta sepse ishin nga më të pëlqyerit e showbiz-it shqiptar.

Me 1 mars, Dafina publikoi këngën e saj më të re “A e man n’men” që është pritur shumë mirë nga publiku dhe fansat ende janë duke aluduar se gjithçka ka qenë një dedikim ndaj ish të dashurit të saj, Ledri Vulës.

Ndoshta fansat thjesht duan t’i shohin sërish bashkë, por Duffye ka marrë mbështetjen e shumë artistëve shqiptarë lidhur me këtë projekt, e një prej tyre është edhe Ledri.

Reperi i talentuar e ka publikuar këngën në instastory duke ftuar fansat e tij të shumtë ta dëgjojnë këtë këngë.

Pra Dafina dhe Ledri na tregojnë edhe një herë se nuk është e vështirë të qëndrosh thjeshtë shok/shoqe pas ndarjes apo të kenë marrëdhënie të mira mes familjeve të tyre. Të paktën nga familjarët e Ledrit e kemi parë këtë, pasi ashtu si reperi ka vepruar edhe Xheraldina, e cila e ka mbështetur ish-të dashurën e djalit të saj, duke i thënë Dafinës se ka një zë mjaft të bukur, siç e shihni në foton e siguruar nga intv.al

ec28a333-7ef3-42f1-bdec-1d306c143275.jpg

 

albshowbizzz.com