U kap me 19 kg heroinë, modelja e famshme dënohet me gati një dekadë burg

  

Modelja e njohur, Tereza Hluskova është dënuar me tetë vjet e tetë muaj burg për përfshirjen në trafikun e drogës.

Gjykata në qytetin lindor Lahore, kryeqyteti i provincës Punjab e dha vendimin të mëkurën. Modelja Hluskova u kap vitin e kaluar me 19 kilogramë heroinë në aeroportin e Lahore.

Ajo po udhëtonte drejt Irlandës nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.  Dënimi i saj përfshin dhe një gjobë prej 800 dollarësh.

Mediat e huaja kanë publikuar disa imazhe të modeles duke dalë me lot në sy nga gjykata.