U martuan shpejt, por nuk duan të bëhen prindër! Ja arsyeja

  

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra u dashuruan dhe u martuan brenda një viti. Por kur vjen puna për të krijuar një familje, ata duan ti marrin gjërat më ngadalë.

Një burim pranë tyre ka treguar se po shijojnë jetën si të sapomartuar dhe ndihen shumë të lumtur.

“Priyanka dhe Nick po shijojnë jetën si të sapomartuar dhe në planet e tyre nuk është ende një fëmijë. Nick ka shumë punë me projektet me vëllezërit, prandaj do jetë shumë i zënë këto kohë. Gjithashtu Priyanka po punon fort. Ajo do të nisë xhirimet e një filmi të ri shumë shpejt. 

Por sigurisht, nëse do të mbetet shtatzënë, fëmija do të jetë i mirëpritur. Të dy i duan shumë fëmijët. Por për momentin duan të përqendrohen në punë. Nuk ka nevojë për shumë presion në jetën e tyre”, tha burimi për “HollywoodLife”.