U nda nga i dashuri prej tradhtisë me shoqen e motrës? Ylli i Kardashianëve thyen heshtjen
Skandali i tradhtisë me Jordyn Woods mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së Khloe Kardashian me Tristan Thompson, të cilët janë prindër të një vajze 10 muajshe.
Pas deklaratës së modeles në emisionin “Red Table Talk ”, Khloe ka reaguar shumë ashpër nëpërmjet një postimi në Twitter duke treguar se nuk është aspak dakord me Jordyn.
“Pse po gënjen @jordynwoods? Nëse do të shpëtosh veten tënde duke folur publikisht, përpara se të më telefonosh mua dhe të më kërkosh falje mua fillimisht, të paktën tregohu e sinqertë për historinë tënde. Dhe po, ti je arsyeja pse familja ime u nda”, shkruajti Khloe.