U vonua pak? Dikur ishin të dashur, por shihni çfarë bën sot Ledri për Dafina Zeqirin! [FOTO]
Ata para disa vitesh ishin një ndër çiftet më të pëlqyer dhe më të dashur nga publiku shqiptar si nga ana sentimentale ashtu edhe nga ajo profesionale. Por lidhja e tyre përfundoi pas një sherri të ish të fejuarit të Dafinës me Ledrin. Të dy artistët nuk kanë folur prej kohësh, por tashmë kanë bërë “armëpushim” dhe përformojnë në koncerte bashkë.
Me 1 mars, Dafina publikoi këngën e saj më të re “A e man n’men” që është pritur shumë mirë nga publiku, por edhe ka marrë mbështetjen e shumë artistëve shqiptarë. E një prej tyre është edhe Ledri, ish i dashuri i saj.
Reperi i talentuar e ka publikuar këngën në instastory duke ftuar fansat e tij të shumtë ta dëgjojnë këtë këngë.
Pra Dafina dhe Ledri na tregojnë edhe një herë se nuk është e vështirë të qëndrosh thjeshtë shok/shoqe pas ndarjes.
albshowbizzz.com