U zhduk pas martesës GAY, rikthehet në rrjete sociale ish-moderatori i Top Channel! Ndryshon LOOK dhe zor se do e njihni! [FOTO]
Vitin e kaluar një ndër lajmet më të bujshme në mediat rozë në vendin tonë ishte pikërisht martesa gay e ish-moderatorit shqiptar. Ai kurorëzoi lidhjen e tij me partnerin Tian Oliver Murray, në Londër në datën 20 gusht. Por ndoshta për të shmangur komentet e opioninit publik, pas ceremonisë, Mishel Rrena u shkëput krejtësisht nga bota e televizioneve dhe e rrjeteve sociale.
Mirëpo siç duket kjo “zhdukje” mori fund pasi Misheli është bërë “i gjallë” në rrjetet sociale. Moderatori ka publikuar një foto në instastory ku tregon ndodhet në ishujt Canary (Spanjë) , e me sa duket po shijon plazhin dhe brigjet e kaltra këtë fillim pranvere. Epo siç duket Misheli i paska nisur herët pushimet.
Por kur të shihni foton më poshtë do kuptoni ndryshimin e tij, ku shihet me flokë më të gjata si dhe me pak më shumë kile në trup. Epo si duket tashmë Misheli është aktiv akoma edhe më shumë në rrjete sociale, ndërsa për projektet televizive ende nuk e dimë nëse do të jetë më i pranishëm apo jo.
albshowbizzz.com