Ukraina e përfshin në listën e zezë, Al Bano: “Ishte si një rrufe në qiell të pastër”

  

Ministria e Kulturës në Ukrainë vendoi në listën e zezë këngëtarin italian Albano Carrisi.

Al Bano u konsiderua kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës.

Lista, e përpiluar nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të agjencive të ndryshme publike, aktualisht përbëhet nga 147 persona.

Al Bano dhe ish-bashkëshortja e tij, Romina Power, ishin shumë të famshëm në Bashkimin Sovjetik në vitet 1980 dhe ende janë të njohur në Rusi.

“Betohem se për mua ishte si një rrufe në qiellin blu,”-tha këngëtari për median italiane ANSA. “Nuk kam bërë kurrë diçka as kundër Ukraniës dhe as ndonjë shteti tjetër në botë. Unë shkoj në një vend, këndoj këngët e mia, këndoj për paqen dhe gjithmonë jam prezantuar si një njeri i paqes. Dhe do vazhdoj akoma të jem kështu sepse jam njeri që beson tek paqja.”

Ndërsa shtoi se Putin sipas tij ka bërë ‘një punë vërtetë të madhe për Rusinë por nuk jam dakord për çdo gjë me të’.

“Kam parë se si është sjellë gjatë periudhës së kaosit në Siri dhe mendoj se reagimi i tij ka qenë perfekt duke bllokuar Obamën që donte t’i shpallte luftë Sirisë,”-tha ai.

I pyetur për viktimat civile në Siri për të cilat është akuzuar Moska, Al Bano shtoi: “Për fat të keq lufta është gjëja më shkatërruese në botë. Duhet të heqim fjalën luftë nga fjalori. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë veten njerëz.”