Vajza e Jackson tenton vetëvrasjen
Familja e legjendës së popit Michael Jackson po kalon moment të vështira që prej publikimit të dokumentarit që e akuzon atë për pedofili. Vajza e tij Paris u përfshi në debate të forta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale në lidhje me historitë që u rrëfyen në “Leaving Neverland”.
Sipas disa mediave Paris Jackson është shtruar pasditen e djeshme me urgjencë në spital pas një tentative vetëvrasje, që lidhet pikërisht me dokumentarin për babanë e saj.
Disa orë pas publikimit të lajmit 20 vjeçarja reagoi në Twitter duke e cilësuar të pabazë dhe të pavërtetë. Ajo lëshoi akuza dhe ofendime ndaj mediave. por e sigurt është se ajo ndodhet në një klinikë ku po kurohet pas një tentativës për vetëvrasje, që nuk është e para.
Fotografë të shumtë fiksuan momentin kur modelja la klinikën, ndërsa mbante veshur edhe një xhup në të cilin shkruhej “ jam mirë”, por pamja e saj nuk e tregonte aspak. Paris Jackson ka kaluar kohë të vështirë që nga vdekja e babait të saj në vitin 2009. Ajo u përpoq të kryente vetëvrasje edhe në vitin 2013 dhe ka folur hapur për betejën e saj me depresionin.
Klan Plus
albshowbizzz.com