Vajza e Michael Jackson ka dy fjalë për historinë e abuzimit seksual
Vajza e të ndjerit Michael Jackson beson se i ati nuk ka abuzuar asnjëherë me fëmijët. Burime pranë saj tregojnë se Paris Jackson i thotë këto fjalë, por nuk ka parë ende dokumentarin “Leaving Neverland” ku dy prej të abuzuarve zbulojnë të vërtetën.
“Leaving Neverland” paraqet Wade Robson dhe James Safechuck që pretendojnë se Jackson i ka dhunuar dhe abuzuar për disa vite.
“Paris nuk e beson aspak që babai i saj ka qenë pedofil, prandaj refuzon të shohë dokumentarin”, thotë një burim pranë saj për Dailymail. Ndërkohë, është e shqetësuar se e gjithë kjo histori do ndikojë në karrierën e saj si aktore.