Valza Zhegrova flet për miqtë në Belgjikë: Belgët e adhurojnë muzikën shqipe
Këngëtarja
kosovare Valza Zhegrova, tash e tri vjet jeton në Belgjikë. Ajo u zhvendos nga
Prishtina në Belgjikë, pasi që vëllai i saj futbollisti Edon Zhegrova, nisi një
karrierë futbollistike atje.
E ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës me
Alaudin Hamitin, Zhegrova ka folur për jetën e saj në Belgjikë e po ashtu edhe
shoqërinë që ka krijuar atje.
Ajo ka thënë se
miqtë e saj e dëgjojnë muzikën shqipe, dhe madje po e pëlqejnë shumë atë.
“Muzika shqipe ka filluar të bëhet ndërkombëtare edhe atyre po u pëlqen shumë. Miket e mia i dinë këngët e mia dhe ato i thonë edhe tekstet shqip. Kanë filluar t’i dëgjojnë edhe artistët e tjerë kosovarë”.
albshowbizzz.com