Vdes pas një sulmi në zemër, Miss Adoleshentja 20-vjeçare
Miss Teen Universe, Lotte Van Der Zee, ka ndërruar jetë.
Modelja holandeze 19-vjeçare, pësoi një sulm në zemër gjatë një udhëtimi me ski bashkë me familjen, të mërkurën në Austri.
Prindërit e saj, Bert dhe Eugeniek, kanë hyrë në Instagram për të ndarë lajmin e dhimbshëm.
“Perla jonë, gjithçka e jona vdiq të mërkurën mbrëma më 6 mars. Është jashtëzakonisht sureale që Lotte nuk është më rreth nesh. Zemrat tona janë me të vërtetë të thyera”, shkruan ata.
Familja e saj shpjegoi se Lotte filloi të ndjehet e sëmurë gjatë javës kur ajo papritur pësoi sulm kardiak para se të binte në koma.
albshowbizzz.com