Vdiq nga goditja në tru, ja kujt ia ka lënë aktori i famshëm gjithë pasurinë e tij
Aktori i famshëm Luke Perry u nda nga jeta pasi pësoi një goditje në tru.
Perry vdiq më 4 mars në moshën 52-vjeçare. Raportohet se ylli i Hollywood ia la të gjithë pasurinë e tij dy fëmijëve, djalit 21-vjeçar Jack dhe vajzës 18-vjeçare Sophie.
Ndërsa raportohet se nuk i ka lënë asgjë të fejuarës Wendy Madison Bauer.
Wendy ishte pranë aktorit, së bashku me fëmijët dhe ish gruan e tij Minnie Sharp. Aktori kishte një javë i shtruar në spital, por nuk u dhanë detaje të tjera për gjendjen e tij.
52-vjeçari arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210” ku u bë mashkulli i preferuar i femrave në atë kohë.