Vëllezërit Jonas rikthehen pas 10 vitesh, “thyejnë” zemrat e fansave

  

Vëllezërit Jonas janë rikthyer sërish me bashkëpunim pas 10 vitesh me këngën “Sucker”. Në video morën pjesë të tre vëllezërit, Kevin, 31 vjec, Joe, 29 vjec dhe Nick, 26 vjec së bashku me partneret e tyre. Kjo gjë mund ti ketë mërzitur pak fanset e tyre të “çmendura”.

Bashkëshortja e Nick, Priyanka Chopra dhe e fejuara e Joe, Sophie Turner ia dolën që të shkëlqenin në klip, së bashku me Danielle, gruan e Kevin.

Të tre ciftet ia dolën që të përcillnin sa më shumë dashuri dhe pozitivitet tek publiku me anë të skenave të ngrohta dhe qesharake. Sa i përket këngës, ka marrë pëlqimin e audiencës pasi arritën 4 milionë klikime në Youtube në vetëm pak orë.