Vetëvritet gabimisht në videoklip

  

Kjo është kënga e fundit që këngëtari Justin Carter arriti të realizonte. Vetëm një javë pasi e publikoi, 35-vjeçari u vetëvra gabimisht me një armë zjarri gjatë realizimit të një tjetër videoklipi në apartamentin e tij.

Gjatë dy muajve të fundit, Carter kishte postuar pesë video muzikore të prodhuara në mënyrë të pavarur në kanalin e tij në YouTube.

Artisti nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të ndërmerte edhe tour-in e tij të parë në 10 shtete.

Pas vdekjes së Carter, menaxheri dhe miku i tij Jamie Scott Ruckman publikoi në faqen personale të këngëtarit një mesazh ku falenderonte të gjithë fansat për mbështetjen e tyre.

Tv Klan

  

albshowbizzz.com